
Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, ka publikuar një fotografi nga takimi në audiencë private me Papa Leon në Vatikan.
Osmani ka treguar se ka ftuar Papën Leon për vizitë në Kosovë.
“Gjatë takimit i përcolla sërish urimet më të përzemërta për fillimin e misionit të tij, si dhe shpresën që pontifikati i tij të sjellë dritë, kurajë dhe mbështetje për njerëzit në nevojë anembanë botës. Përcolla poashtu ftesën e përzemërt për një vizitë të tij në Republikën e Kosovës, e cila do të pritej me shumë dashamirësi nga të gjithë qytetarët tanë” – ka shkruar Osmani.



