Osmani përmend “çmontimin e 900 bandave”: Kemi prerë zinxhirin e “Mafisë së Ballkanit”

Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, ka dhënë një intervistë për mediumin e njohur Politico, ku ka folur për shumë tema, përfshirë për situatën e paqëndrueshme gjeopolitike.

Në këtë intervistë të veçantë nga zemra e Berlinit për gazetarin Gordon Repinski të Politico-s, ku ka diskutuar vizionin euroatlantik të Kosovës, partneritetin historik me Gjermaninë dhe rrugën përpara, Osmani ka folur edhe për shkatërrimin e bandave kriminale në Kosovë.

banner

Osmani deklaroi se për pesë vjet janë shkatërruar 900 banda kriminale.

“Më në fund, në Kosovë ai e ka partnerin që e ka kërkuar tërë kohën. Në këto pesë vite kemi çmontuar mbi 900 banda kriminale…

Kemi prerë zinxhirin që quhej ‘mafia e Ballkanit’. Nuk ka banda kriminale në vendin tonë” – ka thanë Osmani për Politico.

Tutje, Osmani ka theksuar se Kosova nuk ka alternativë, duke sqaruar se shteti Kosovar nuk flirton me fuqi malinje, transmeton Gazeta Politika. Osmani ka theksuar se në këto momente për Kosovën është më i rëndësishëm anëtarësimi në NATO sesa integrimi evropian.

Anëtarësimi në NATO e shoh më urgjente sesa integrimin evropian. Anëtarësimi në BE merr kohë…por, besoj se NATO është më e domosdoshme për rajonin. Anëtarësimi në NATO për ne do të thoshte të jemi të sigurt, natyrisht shkaku i Serbisë e Rusisë. Besoj se Rusia ka interes ta destabilizojë Ballkanin Perëndimor dhe kontinentin e Evropës. Nuk heq dorë nga kjo. Sa më shumë territor të NATO-s që të ketë në Ballkanin Perëndimor, aq më tepër do të hezitonte Rusia. Besoj se është interes strategjik që NATO të ketë zgjerim në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Bosnjë-Hercegovinë dhe Kosovë” – ka thënë Osmani nga Berlini.

“Nuk më pëlqen të flas shumë për histori shumë të largët, por ne jemi një komb që ka luftuar për të mbrojtur civilizimin evropian shumë para se të ekzistonte BE-ja,” tha Osmani, transmeton Gazeta Politika.

Ajo shtoi se hero i tyre historik, Gjergj Kastrioti, luftoi më shumë se 500 vite më parë për të mbrojtur atë që quhej “porta e fundit e Evropës”.

Heroi ynë, Gjergj Kastrioti luftoi më shumë se 500 vite më parë për të mbrojtur atë që quhej porta e fundit e Evropës” – tha Osmani.

Presidentja i theksoi gazetarit të huaj rëndësinë e trashëgimisë së Skenderbeut dhe lidhjen e saj me vlerat europiane që Kosova ndjek sot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.