Osmani: Rruga e Kosovës drejt NATO-s dhe BE-së është e pandalshme

Presidentja thekson në një intervistë për median britanike “Monocle” se, pavarësisht sfidave, integrimi euroatlantik dhe zhvillimi afatgjatë i vendit mbeten prioritet.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO dhe në Bashkimin Evropian është e pandalshme, pavarësisht sfidave të vazhdueshme me të cilat përballet vendi.

banner

Në një intervistë për median britanike “Monocle”, Osmani ka folur për procesin e integrimit euroatlantik, duke theksuar se orientimi strategjik i Kosovës mbetet i qartë dhe i pakthyeshëm.

Ajo ka vënë në pah gjithashtu potencialin zhvillimor të vendit, duke u ndalur te perspektiva afatgjatë ekonomike dhe politike e Kosovës, si dhe përkushtimi i institucioneve për forcimin e demokracisë, sigurisë dhe partneritetit me aleatët perëndimorë.

Sipas Osmanit, integrimi në strukturat euroatlantike është kyç për stabilitetin, sigurinë dhe të ardhmen e qëndrueshme të Kosovës.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.