Osmani takohet me Trumpin, thotë kongresisti amerikan

Kongresmeni amerikan Keith Self konfirmon takimin dhe shpreh mirënjohje ndaj Osmanit për bisedimet dhe kohën e kaluar me të.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me ish-presidentin amerikan, Donald Trump, gjatë vizitës së saj zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

banner

Lajmin e ka bërë të ditur kongresmeni amerikan, Keith Self, i cili në një postim në Facebook ka treguar se pas bisedimeve të Osmanit me Trumpin dhe anëtarë të Kombeve të Bashkuara, pati mundësinë të kalojë kohë me të.

“I jam mirënjohës presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, që kaloi kohë me mua pas takimeve të saj me presidentin Trump dhe anëtarët e Kombeve të Bashkuara”, ka shkruar Self.

Takimet e presidentes Osmani në SHBA po zhvillohen në kuadër të vizitës së saj zyrtare, ku është duke mbajtur takime me përfaqësues të lartë politikë e diplomatikë.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.