
Defekti në furnizimin me energji elektrike la të bllokuar ndërrimin e dytë, por të gjithë arritën të dalin pa lëndime.
Minatorët e Trepçës të ndërrimit të dytë kanë arritur të dalin shëndoshë e mirë nga miniera, pasi për disa orë kishin mbetur të bllokuar për shkak të një defekti në furnizimin me energji elektrike.
Sabri Hetemin, një nga minatorët e Trepçës, ka folur me Klan Kosovën dhe ka thënë se pas rreth 12 orësh pritjeje, ata kanë arritur të dalin në sipërfaqe pa pasoja shëndetësore.
“Problemet teknike ndodhin në çdo fabrikë apo ndërmarrje. Vonesa pati, por dolëm shëndosh e mirë, falë Zotit”, tha ai.
Sipas minatorëve, situata u menaxhua me kujdes deri në rikthimin e energjisë elektrike, ndërsa fatmirësisht nuk u raportua për të lënduar.



