PDK-ja fton partitë properëndimore t’i japin Kosovës një “qeveri të përgjegjshme”

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka reaguar me shqetësim të madh pas vendimit të Shteteve të Bashkuara për të pezulluar pa afat dialogun strategjik me Kosovën. Në deklaratë thuhet se ky proces ishte menduar të forconte marrëdhëniet ekonomike, politike, diplomatike dhe ato të mbrojtjes.

“Ky zhvillim i rëndë është pasojë e drejtpërdrejtë e veprimeve të pamatura dhe të papërgjegjshme të Qeverisë në largim dhe kryeministrit në largim, Albin Kurti. Sjellja e tij ka cenuar besimin dhe partneritetin me aleatin tonë më të madh dhe më të rëndësishëm strategjik, SHBA-në, vendin që ka qenë dhe mbetet mbështetësi më i madh i lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit të Kosovës,” theksohet në deklaratë.

banner

PDK ka bërë thirrje që të gjitha forcat politike properëndimore të bashkohen për t’i dhënë Kosovës një qeveri të përgjegjshme, duke rikthyer vendin në rrugën e sigurt të integrimit euroatlantik, aspiratë e përhershme e popullit të Kosovës.

“Pas sanksioneve të Bashkimit Evropian dhe tani vendimit të SHBA-së për pezullimin e Dialogut Strategjik, është bërë krejtësisht e qartë se vendi po rrëshqet në një drejtim të rrezikshëm për shkak të një qeverie të papërgjegjshme,” theksohet në deklaratë.

PDK e konsideron pezullimin e dialogut si dëmin më të madh politik, diplomatik dhe strategjik që i është shkaktuar Kosovës në 25 vjetët e lirisë, duke cenuar raportet me aleatin kryesor dhe duke vënë në pikëpyetje besueshmërinë ndërkombëtare të shtetit.

“Për më shumë se dy dekada, marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në kanë qenë të pakontestueshme, të bazuara mbi vlera të përbashkëta të lirisë, paqes dhe demokracisë. Sot, për shkak të një qeverisjeje që ka zgjedhur konfliktin mbi bashkëpunimin dhe populizmin mbi përgjegjësinë, këto raporte po vendosen në rrezik. Partia Demokratike e Kosovës rithekson se marrëdhënia me SHBA-të është interes jetik dhe kombëtar i Kosovës, i pakrahasueshëm dhe i pazëvendësueshëm. Ne mbetemi të përkushtuar për ta ruajtur, forcuar dhe zgjeruar këtë partneritet në çdo rrethanë,” thuhet në deklaratë.

Sipas PDK-së, “ky dëm që i është shkaktuar Kosovës nga Qeveria në largim duhet të shërbejë si thirrje alarmi për të gjithë”. “Partneriteti me Shtetet e Bashkuara nuk është një çështje e zakonshme politike, por themeli i sigurisë, zhvillimit dhe të ardhmes 

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.