
PDK-ja është në mesin e partive që ka bllokuar nismën e ekzekutivit të Ramiz Lladrovcit, për t’i dhënë në shfrytëzim afatgjatë 27 prona komunale. Seanca e Kuvendit Komunal, në të cilën për vendimin votuan 10 asamblistë e 15 kundër, u përcoll edhe me përplasje verbale, shkruan medium KOHA.
Ndër vendimet e para që ekzekutivi i drejtuar nga Lladrovci ia ka propozuar për miratim Kuvendit Komunal është ai për dhënien e pronave komunale në shfrytëzim afatgjatë për 99 vjet.
Vendimi nuk kaloi, dhe kundër tij u pozicionuan edhe asamblistët e PDK-së, parti së cilës Lladrovci thotë se i përket.
Për më shumë, lexojeni shkrimin këtu.



