PDK-ja kritikon Prokurorinë e Gjykatës Speciale: Po synohet barazimi i viktimës me agresorin

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar në lidhje me kërkesën e Prokurorisë së Specializuar dënim nga 45 vjet për katër ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Sipas PDK-së, prokuroria po e synon barazimin e viktimës me agresorin duke u përpjekur ta ndërtojë një narrativë të rreme.

banner

“Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi nuk po gjykohen si individë të shkëputur nga konteksti historik, por si simbole të rezistencës, të çlirimit dhe të shtetformimit të Kosovës. Kjo qasje e Prokurorisë synon barazimin e viktimës me agresorin dhe kriminalizimin e luftës për liri. Ajo u konkretizua edhe sot përmes kërkesës për dënime absurde që reflektojnë vetëm ndëshkim politik dhe selektiv. Gjithashtu, përpjekja për ta ndërlidhur shpalljen e Pavarësisë së Kosovës me një pretendim kriminal është e papranueshme dhe bie ndesh me parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare. Pavarësia e Kosovës është akt politik i njohur ndërkombëtarisht, i mbështetur nga aleatët tanë strategjikë dhe i ndërtuar mbi të drejtën universale të popujve për liri”, thuhet në reagimin e PDK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.