
Kandidati i LDK-së dhe ai i AAK-së njoftojnë marrëveshjen politike në prag të balotazhit të 9 nëntorit.
Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, dhe kandidati i AAK-së, Bekë Berisha, kanë arritur një koalicion politik para balotazhit të 9 nëntorit, raporton Periskopi.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Bekë Berisha përmes një videoje në Facebook, ku shfaqet duke drekuar bashkë me Ramën. Sipas tij, marrëveshja ka për qëllim koordinimin politik dhe mbështetjen reciproke në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të kryeqytetit.



