
Kryetari i Prishtinës uroi zhvillimin e vendit dhe bashkëpunimin ndërkombëtar si bazë për të ardhmen e fëmijëve.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i ka uruar sot Albin Kurtit dhe kandidatëve të tjerë në zgjedhjet lokale, duke shprehur dëshirën që të fitojnë ata që punojnë në bashkëpunim me miqtë ndërkombëtarë.
“Faleminderit shumë të nderuara media për punën e mrekullueshme që po bëni. Urime për fitoren historike të Shqipërisë dje. Uroj që edhe sot të fitojë kryeqyteti, zhvillimi i vendit tonë, një bashkëpunim i mirësjellshëm nga të gjithë, unifikim, dhe zgjidhje e përbashkët për të ardhmen e fëmijëve tanë. Uroj që fitorja të jetë e atyre që bashkëpunojnë me miqtë tanë ndërkombëtarë, që i çojnë proceset përpara me vizion, për fëmijët tanë,” tha Rama.
Kreu i Prishtinës vuri theksin te rëndësia e bashkëpunimit dhe vizionit afatgjatë për të siguruar zhvillimin e vendit dhe mirëqenien e gjeneratave të ardhshme.



