Përparim Rama: Nuk jam i interesuar të bëhem kryetar i LDK-së

Përparim Rama, kryetar i Prishtinës, ka folur në lidhje me spekulimet mediale rreth të ardhmes së tij në LDK.

Rama ka shuar këto spekulime, duke treguar se nuk është i interesuar të bëhet kryetar i LDK-së.

banner

“Nuk është e vërtetë, unë jam kryetar i kryeqytetit e kam një mandat katër vjeçar, ky është fokusi im, të transformoj kryeqytetin, kjo është vota e qytetarëve dhe unë do të jem këtu për kryeqytetin për të mirën e gjithë vendit. LDK-ja ka njerëz përbrenda partisë të cilët munden me kry këtë detyrë nëse po them, kryetari i tanishëm vendos që të lëshojë udhë dikujt tjetër… Nuk jam i interesuar, nuk kam interes… Dashnia ime është që t’iu ndihmoj të gjithë qytetarëve të kryeqytetit përtej ngjyrosjeve partiake dhe normal që do t’i ndihmoj kushdo që ka nevojë për ndihmë” – ka deklaruar Rama për Kosovapress.

Sjellim ndër mend që një ditë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, Rama e vlerësoi lartë figurën e Lumir Abdixhikut, kryetar i tanishëm i LDK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.