Përparim Rama premton tramvaj elektrik në Prishtinë

Kryetari i kryeqytetit njofton se linja e parë do të nisë në vitin 2026 dhe do të ketë kapacitet për 300 udhëtarë.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka paralajmëruar vendosjen e një tramvaji elektrik në kryeqytet, projekt që sipas tij do të nisë zbatimin vitin e ardhshëm.

banner

Në një video të publikuar në Facebook, Rama tha se tramvaji pritet të ketë kapacitet për 300 persona dhe do të ofrojë një zgjidhje moderne për transportin publik të Prishtinës.

Ai gjithashtu bëri të ditur edhe destinacionin e linjës së parë, duke theksuar se ajo do të vihet në funksion në vitin 2026.

“Prej vitit të ardhshëm linja e re në funksion. Prishtina e së ardhmes”, ka shkruar Rama.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.