
Prokuroria Themelore e Gjilanit ka njoftuar se ka autorizuar autorizuar Policinë e Kosovën për të nisur hetimet rreth Arianit Sllamnikut.
Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Gjilan, sot me datë 20 janar 2026 ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e veprimeve hetimore lidhur me rastin për të cilin jeni interesuar dje.Prokuroria Themelore në Gjilan, do të iu mbajë të informuar për veprimet e mëtutjeshme. Ju faleminderit për bashkëpunimin tuaj”,thuhet nga Prokuroria në Gjilan.
Dy media, Lajmi.net dhe Klan Kosova, në dy ditët e fundit kanë raportuar se si Arianit Sllamniku deklaronte se “shëron autizmin”.
Në raportet që u shfaqte prindërve të fëmijëve të spektrit autik, Sllamniku dyshohet se u shkruante të përdornin barëra të kafshëve.
Prandaj, shumë prindër janë ankuar në lidhje me këtë çështje duke shfaqur dyshime për veprimtarinë e tij.



