
Genc Prelvukaj, kandidat i PDK-së për deputet, ka folur në lidhje me qeverisjen e Albin Kurtit, kryetar i VV-së dhe kryeministër në detyrë.
Në një intervistë për Albanian Post, Prelvukaj ka vlerësuar në tone negative qeverisjen e Kurtit.
Ai ka thënë se Kosova është duke shënuar regres ekonomik.
“Jemi në regres ekonomik dhe kam frikë se çdo vit që kalon qytetarët do ta ndjejnë gjithnjë e më shumë shpatullat e tij, krizën e prodhuar për këto pesë vite. Kemi shtrenjtim të çmimeve, kemi shtrenjtim të energjisë elektrike. Në anën tjetër, nuk kemi asnjë masë që do ta luftonte konkretisht një situatë të tillë në Kosovë. Kohët e fundit po shohim krahasime shqetësuese, kur çmimet e produkteve elementare në Kosovë shpeshherë tejkalojnë edhe ato në Bashkimin Evropian” – ka thënë ai.



