Presidenca ndaj Muharremit: Reagimi për vizitën e Osmanit në Mitrovicë është i pavërtet

Këshilltari për media i Presidentes Vjosa Osmani thotë se vizitat institucionale janë zhvilluar në komuna të udhëhequra nga parti të ndryshme dhe nuk përbëjnë shkelje të paanshmërisë kushtetuese.

Këshilltari për media i Presidentes së Kosovës, Bekim Kupina, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të analistit Shenoll Muharremi lidhur me vizitën e Presidentes Vjosa Osmani në Mitrovicë, duke i cilësuar ato si të pavërteta, tendencioze dhe të pabazuara në fakte.

banner

Kupina ka theksuar se Presidentja Osmani ka zhvilluar vizita institucionale edhe në komuna të tjera të Kosovës, të udhëhequra nga parti të ndryshme politike. Sipas tij, Osmani ka qenë në Dragash, komunë e udhëhequr nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), në Ferizaj, të udhëhequr nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), si dhe në Gjilan, të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ai ka vlerësuar se pretendimet për “zgjedhje selektive” të komunave janë të pavërteta dhe të ndërtuara për “konsum ditor”, duke shtuar se faktet e rrëzojnë lehtësisht këtë narrativë. Kupina ka mohuar gjithashtu se këto vizita përbëjnë shkelje të paanshmërisë kushtetuese, duke theksuar se Presidentja nuk e humb paanshmërinë duke ushtruar detyrën e saj përfaqësuese dhe institucionale.

Në reagimin e tij, Kupina ka hedhur poshtë edhe pretendimet për “hise në fitore”, “ndarje partish” apo “pozicionim për kthim në politikë”, duke i quajtur ato spekulime pa asnjë provë që synojnë denigrimin e Presidentes. Ai ka shtuar se edhe çështjet e ngritura rreth procesit të mandatimit janë të sqaruara dhe të bazuara në interpretime selektive, e jo në shkelje kushtetuese.

“Vendimet janë marrë brenda kompetencave kushtetuese dhe dështimet politike nuk mund t’ia faturoni Presidentes,” ka theksuar Kupina, duke përfunduar se problemi nuk është Presidentja, por, sipas tij, frika nga një figurë që vepron mbi parti, interesa të ngushta dhe pazare politike.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.