
Presidentja thotë se Kosova do të qëndrojë gjithmonë krah Shtetet e Bashkuara të Amerikës për paqe dhe stabilitet.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka falënderuar homologun e saj amerikan, Donald Trump, pasi pranoi një letër urimi me rastin e 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, e para e vendit theksoi se Kosova do të qëndrojë gjithnjë krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës në përpjekjet për paqe, stabilitet dhe një botë më të sigurt.
“Faleminderit Presidentit Trump për urimin e përzemërt për popullin e Kosovës në prag të Ditës së Pavarësisë, si dhe për mbështetjen e palëkundur për sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Osmani.



