Presidentja Osmani përkujton Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin në 27-vjetorin e rënies

Dy prej figurave më të ndritura të historisë së re të Kosovës mbeten shembull i përjetshëm i guximit”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar sot 27-vjetorin e rënies së Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit, duke i vlerësuar ata si dy nga figurat më të ndritura të historisë së re të vendit.

banner

Fehmi e Xhevë Lladrovci nuk ishin vetëm bashkëshortë, por bashkëluftëtarë; nuk ishin vetëm dy jetë, por një ideal i përbashkët për lirinë e Kosovës. Ata u ngritën mbi frikën dhe mbetën shembull i përjetshëm i guximit”, ka shkruar Osmani në një postim në rrjetet sociale.

Ajo theksoi se sakrifica e tyre nuk përbën fund, por themel të rrugës drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Presidentja rikujtoi gjithashtu se, me rastin e përvjetorit të pavarësisë, kishte pasur nderin t’u dorëzonte familjarëve të Lladrovcëve Urdhrin “Hero i Kosovës” për Fehmiun dhe Urdhrin “Heroinë e Kosovës” për Xhevën.

“Lavdi e përjetshme Fehmi e Xhevë Lladrovcit!”, përfundoi Osmani mesazhin e saj.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.