
Albulena Haxhiu, ish-ministre e Drejtësisë, ka reaguar pas kërkesës së Prokurorisë së Specializuar të Hagës për dënimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit me 180 vite burgim në tërësi.
Haxhiu ka vlerësuar se ky është një akt i padrejtësisë.
“Kërkesa e Prokurorisë për dënim me burg prej 45 vjetësh për secilin nga ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është një akt padrejtësie dhe një fyerje ndaj viktimave shqiptare të luftës. Kjo nuk ka të bëj me përpjekje për drejtësi. Kjo është një orvatje prokuroriale për ndëshkim politik dhe selektiv ndaj një lufte të drejtë çlirimtare” – ka shkruar Haxhiu, ndër të tjera.



