Propaganda e mediave serbe, Krasniqi: Më duket si episod i luftës hibride

Milazim Krasniqi, profesor universitar, ka reaguar ndaj raportimeve propapganduese të mediave të Serbisë për gjoja sulmin e shqiptarëve ndaj ushtrisë serbe.

Duke komentuar në profilin e tij në Facebook, Krasniqi ka shkruar se ky raportim propagandues i duket si një episod i luftës hibride.

banner

Tutje, ai ka kërkuar që ky rrëfim propagandues të demantohet.

Media serbe b92 ka tekst me titull: “…Detaje nga sulmi ndaj armatës së Serbisë: shqiptarët shkrepën 15 plumba pastaj ikën me gjashtë xhipa”(Koment) dikush duhet ta demantojë këtë gjë. Ose, nëse ka pasur ndonjë incident, ta informojë publikun. Mua më duket si episod i luftës hibride dhe pretekst për incidente që mund të provokohen nga Serbia, gjoja si “përgjigje ndaj sulmit”” – ka shkruar Krasniqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.