Publicisti Mazrekaj thotë se PDK-ja duhet ta zgjedhë Xhavit Halitin për kryetar: Është personi që vendos realisht

Xhevdet Mazrekaj, publicist, ka shkruar një opinion, në të cilin ka shtruar një pyetje retorike.

“Pse PDK-ja duhet ta zgjedhë hapur Xhavit Halitin kryetar, nëse ai është personi që vendos realisht?” – është pyetja retorike e Mazrekajt.

banner

Tutje, ai ka shkruar se PDK-ja është një parti “me dy shtresa”.

“Ky realitet e ka kthyer PDK-në në një parti me dy shtresa: një kryetar formal që del para votuesve dhe një qendër vendimmarrëse që nuk ekspozohet kurrë.

Prandaj sot PDK-ja duhet të vendosë:

Ose të nxjerrë në dritë autoritetin real, ose të pranojë se nuk ka funksionuar kurrë si parti moderne dhe transparente.

1. PDK-ja nuk mund të vazhdojë me kryetarë kukulla

Kjo parti ka krijuar një traditë të rrezikshme:

– një person zgjidhet kryetar,

– dikush tjetër merr vendimet më të rëndësishme” – ka shkruar Mazrekaj, transmeton Gazeta Politika.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.