
Xhevdet Mazrekaj, publicist, ka shkruar një opinion, në të cilin ka shtruar një pyetje retorike.
“Pse PDK-ja duhet ta zgjedhë hapur Xhavit Halitin kryetar, nëse ai është personi që vendos realisht?” – është pyetja retorike e Mazrekajt.
Tutje, ai ka shkruar se PDK-ja është një parti “me dy shtresa”.
“Ky realitet e ka kthyer PDK-në në një parti me dy shtresa: një kryetar formal që del para votuesve dhe një qendër vendimmarrëse që nuk ekspozohet kurrë.
Prandaj sot PDK-ja duhet të vendosë:
Ose të nxjerrë në dritë autoritetin real, ose të pranojë se nuk ka funksionuar kurrë si parti moderne dhe transparente.
1. PDK-ja nuk mund të vazhdojë me kryetarë kukulla
Kjo parti ka krijuar një traditë të rrezikshme:
– një person zgjidhet kryetar,
– dikush tjetër merr vendimet më të rëndësishme” – ka shkruar Mazrekaj, transmeton Gazeta Politika.




