
Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka konfirmuar se Rainer Rudolph do të shërbejë si ambasadori i ri i Gjermanisë në Kosovë.
Sipas njoftimit të ambasadës për Kallxo, Rudolph do të fillojë mandatin e tij në mes të muajit tetor.
Aktualisht, ai mban pozicionin e nënkryetarit të Konferencës së Sigurisë së Mynihut (MSC).
Rudolph do të pasojë ambasadorin aktual, Jorn Rohde, i cili ka mbërritur në Kosovë në verën e vitit 2020.



