Rama ankohet: Gjykimi në Hagë ka shkelje të panumërta, nuk duhet qëndruar duarkryq

Kryeministri shqiptar tha se nga fillimi e deri më sot, procesi gjyqësor ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit është i padrejtë dhe i papranueshëm.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se në gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë po ndodhin shkelje të rënda dhe të vazhdueshme të standardeve demokratike.

banner

Në një intervistë për Jehona Politike në Klan Kosova, Rama tha se procesi gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit nuk ka qenë demokratik që nga fillimi.

Ajo që mund të bëjmë institucionalisht është të nxjerrim në pah shkeljet shumë të rënda dhe të vazhdueshme të standardeve demokratike të procesit. Që procesi gjyqësor nuk është demokratik, është shumë, shumë e rëndë”, u shpreh Rama.

Ai përmendi si shkelje marrjen e presidentit të zgjedhur nga zyra pa akuza konkrete, mbajtjen në burg me arsyetimin e kërcënimit potencial ndaj dëshmitarëve pa asnjë provë, si dhe përgimin e takimeve në sallë. “Gjëra të paimagjinueshme, gjëra të pakuptueshme, që janë të panumërta”, shtoi ai.

Rama kritikoi edhe qeverinë e Kosovës, duke thënë se nuk ka bërë mjaftueshëm për këtë proces gjyqësor.

Në asnjë vend demokratik, një proces i tillë nuk do të kishte shkuar dot përpara kaq qetësisht për kaq vite,” tha ai, duke theksuar se organet përkatëse nuk do të qëndronin duarkryq përballë shkeljeve të tilla.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.