
Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, ka dhënë një intervistë për The Jerusalem Post, ku ka folur për shumë tema, përfshirë antisemitizmin, marrëdhëniet me Izraelin, historinë e Shqipërisë gjatë Holokaustit dhe vuajtjet e palestinezëve.
Në intervistë, Rama ka theksuar se rritja e antisemitzmit është goditje ndaj vlerave morale universale.
“Ka të bëjë me njerëzimin. Historia tregon se fillon me hebrenjtë, por nuk mbaron me hebrenjtë Antisemitizmi nuk është thjesht urrejtje ndaj hebrenjve, por një sulm ndaj arkitekturës morale të vetë njerëzimit” – ka thënë Rama.
Tutje, ai ka përmendur historinë mbresëlënëse të shqiptarëve gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke ritheksuar se Shqipëria ishte vendi që mbrojti hebrenjtë.
“Kur Shqipëria u bë i vetmi vend në Europë që nuk dorëzoi asnjë hebre gjatë Luftës së Dytë Botërore, popullsia hebraike u rrit gjatë luftës…
Ai shtoi se Shqipëria ka dorëzuar mbi 3.700 emra hebrenjsh të shpëtuar pranë Yad Vashem. Rama përshkroi edhe kërkesat e nazistëve gjatë luftës: “Nazistët erdhën me dy kërkesa: listat e hebrenjve dhe listat e arit. Përgjigjja ishte e thjeshtë dhe përfundimtare: ‘Ari mund ta merrni, hebrenjtë janë tanët për t’i mbrojtur’. Kjo nuk është legjendë, është fakt” – theksoi Rama.
Në intervistë, Rama ka përmendur edhe vuajtjen e palestinezëve.
“Terrorizmi nuk është këndvështrim. Është krim kundër njerëzimit. Masakra e 7 tetorit nuk ishte rezistencë. Ishte vrasje masive. Vuajtjet e palestinezëve janë reale dhe vërtet zemërthyese.
Është çmenduri të mjegullosh vijat morale apo të legjitimosh terrorin në emër të proporcionalitetit. Paqja nuk mund të nënkuptojë neutralitet ndaj terrorit” – tha Rama.



