Ramë Buja: Qasja paqësore e Rugovës për ta fituar lirinë ishte iluzore

Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm thekson se përcaktimi i Rugovës për lirinë me mjete paqësore ishte iluzor dhe se angazhimi i FARK-ut gjatë luftës ishte minimal.

Në një intervistë për emisionin Personale në Dukagjin, Ramë Buja, ish-anëtar i Shtabit të Përgjithshëm, ka kritikuar qasjen e Ibrahim Rugovës gjatë periudhës së luftës për lirinë e Kosovës. Ai tha se përcaktimi i Rugovës për të realizuar qëllimin e lirisë me mjete paqësore ishte iluzor.

banner

“Kur filluan pushkët, unë nuk e shihja në asnjë mënyrë vetën në parti. Unë kam parti,” theksoi Buja, duke nënvizuar ndryshimin e qasjes personale nga politika e atëhershme.

Ai gjithashtu komentoi rolin e FARK-ut, grupit të armatosur ushtarak që ishte i afërt me LDK-në dhe kishte fituar dy beteja gjatë luftës: “Nuk do doja të flisja për FARK-un, angazhimi i tyre ka qenë minimal në luftën çlirimtare.”

Deklaratat e Ramë Bujës risjellin në diskutim rolet e ndryshme të subjekteve politike dhe ushtarake gjatë periudhës së luftës në Kosovë dhe përplasjen e vizioneve për mënyrën e arritjes së lirisë.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.