Ramush Haradinaj nderon kolonel Ahmet Krasniqin në përvjetorin e vrasjes

Kreu i AAK-së tha se Krasniqi do të mbetet përgjithmonë në kujtesën historike të shqiptarëve.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar kolonel Ahmet Krasniqin në përvjetorin e vrasjes së tij.

banner

Në një postim, Haradinaj theksoi se emri i kolonelit mbetet i gdhendur në kujtesën historike të shqiptarëve dhe se sakrifica e tij do të nderohet gjithmonë.

“Më 21 shtator 2018, në praninë e bashkëluftëtarëve dhe familjarëve, i dhamë nderimin që i takon atij që lufton për atdhe, Kolonel Ahmet Krasniqit. Në përvjetorin e vrasjes së tij, e përkujtojmë me respekt dhe mirënjohje të përjetshme. Përgjithmonë në kujtesën historike të shqiptarëve,” ka shkruar Haradinaj.

Kolonel Ahmet Krasniqi, ministër i parë i Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës në ekzil, u vra më 21 shtator 1998 në Tiranë, duke lënë pas një trashëgimi të rëndësishme në rrugën e lirisë së Kosovës.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.