
Rama thotë se jemi në dispozicion për çdo çështje që na takon.
Kryetari i Prishtinë, Përparim Rama, ka reaguar pas ankesave të shumta nga banorët e lagjes “Kodra e Trimave” lidhur me problemet në furnizimin me ujë.
Ai ka sqaruar se furnizimi me ujë nuk është në menaxhim dhe kompetencë të Kryeqytetit, duke theksuar se kjo çështje bie nën përgjegjësinë e institucioneve përkatëse.
“Ju sigurojmë se jemi në dispozicionin tuaj për çdo çështje që është në kompetencën e Kryeqytetit dhe do të ofrojmë mbështetjen tonë në çdo hap që na takon,” ka bërë të ditur Rama.
Ai ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.



