
Rikthehet Arta Kabashi, publikon një superduet me Elgit Dodën – kënga titullohet “NajHer”
Arta Kabashi, këngëtare e njohur, është rikthyer me një këngë të re, e cila pritet të jetë një hit i fundvitit.
Arta ka publikuar sot një duet me Elgi Dodën, transmeton Gazeta Politika.
Kënga e re titullohet “NajHer” dhe bazuar në komentet e dëgjuesve, është mirëpritur si bashkëpunim.
Teksti i këngës është shkruar së bashku nga Elgi e Arta.
Spoti i këngës është realizuar në disa vende të ndryshme, duke sjellë një spot të realizuar në mënyrë profesionale me disa sekuenca interesante.




