Roboti humanoid i Kinës thyen rekordin e Usain Bolt në garën e 100 metërshit

Robotët humanoidë kinezë thyen rekorde të vendosura nga njerëzit, përfshirë rekordin botëror të Usain Boltit në sprintin 100 metra, në ditën e hapjes së Lojërave Botërore të Robotëve Humanoidë – një ngjarje e ngjashme me Lojërat Olimpike – që u mbajt të shtunën në Pekin, shkruan Associated Press.

Sipas organizatorit, në këtë ngjarje po marrin pjesë më shumë se 2 mijë robotë humanoidë.

banner

Lojërat pesëditore, që po zhvillohen për të dytin vit, janë një spektakël që demonstron përparimin e shpejtë të Kinës në robotikën e avancuar, ndërkohë që po intensifikohet gara teknologjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në program janë 51 disiplina dhe më shumë se 1 mijë gara, përfshirë vrapimin, pingpongun dhe futbollin.

Lojërat po mbahen në Ovalin Kombëtar të Patinazhit të Shpejtë, të ndërtuar për Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 2022. Ato nisën në të njëjtën javë kur Pekini organizoi Konferencën Botërore të Robotëve 2026, ku kompanitë prezantuan rreth 3 mijë produkte, përfshirë robotë humanoidë.

Kina prodhon shumicën e robotëve humanoidë në botë. Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara e kanë shtuar kontrollin ndaj robotëve që vijnë nga ky vend.

Muajin e kaluar, Komisioni Federal i Komunikimeve i SHBA-së njoftoi ndalimin e importit të robotëve të rinj humanoidë të prodhuar jashtë vendit. FCC-ja përmendi arsye të sigurisë kombëtare, në një veprim që kishte në shënjestër Kinën.

Pentagoni gjithashtu e futi së fundmi kompaninë Unitree, një nga prodhuesit kryesorë kinezë të robotëve humanoidë, në listën e kompanive që konsiderohen se kanë lidhje me ushtrinë kineze. Pekini i ka kundërshtuar këto akuza.

Në hapjen e lojërave të robotëve të shtunën, organizatori dhe prodhuesit deklaruan se robotët humanoidë kinezë kishin tejkaluar rekorde botërore të vendosura nga njerëzit. Ndërkohë, qindra robotë humanoidë marshuan në formacion në fushë, në një shfaqje madhështore të koordinimit të sinkronizuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.