Rubio me mesazh pajtues me Evropën: Fati ynë do të jetë gjithmonë i ndërthurur

Marco Rubio, sekretar amerikan i Shtetit, ka mbajtur një fjalim goxha të gjatë në Konferencën e Sigurisë në Mynih të Gjermanisë.

Në fjalimin e tij, Rubio ishte përbashkues.

banner

Në shumë raste, fjalimi i Rubios kishte tone pajtuese dhe afruese me Evropën.

Madje, Rubio nuk ngurroi të theksonte se ShBA-ja dhe Evropa i përkasin njëra-tjetrës, duke e quajtur Amerikën si “fëmijë të Evropës”.

“Për ShBA-në dhe Evropën, ne i përkasim njëra-tjetrës. ShBA-ja u themelua 250 vite më parë, por rrënjët filluan këtu në këtë kontinent shumë kohë më parë” – tha Rubio, transmeton Gazeta Politika.

“Dy luftërat e mëdha të shekullit të kaluar, na shërbejnë si kujtesë e vazhdueshme e historisë që në fund të fundit që fati ynë është dhe do të jetë gjithmonë i ndërthurur me tuajin” – shtoi Rubio.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.