Sahatçiu e PDK-së: Nuk e mbështes një koalicion LDK – PDK-së në Prishtinë

Donjeta Sahatçiu, ish-nënkryetare e Komunës së Prishtinës nga radhët e PDK-së, ka publikuar një shkrim, ku ka njoftuar se nuk e mbështet një koalicion të mundshëm mes LDK-së dhe PDK-së në kryeqytet.

Sahatçiu ka treguar se nuk është e përfshirë në këtë pjesë.

banner

“Nuk jam e përfshirë dhe nuk e mbështes një koalicion të mundshëm LDK-PDK në Prishtinë.

Kam kërkuar votë për atë që kam besuar, publikisht dhe pa kalkulime. Edhe pse do të gënjeja nëse them se nuk i kuptoj arsyetimet politike për një kompromis, nuk i kam pranuar kurrë si mënyrë për të ndërtuar besim me qytetarët, e aq më pak sot, pas një përvoje që dëshmoi të kundërtën. Pikëpamjet e mia janë krejtësisht të kundërta dhe kam 1001 arsye për to” – ka shkruar Sahatçiu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.