Seanca për zgjedhjen e Presidentit sonte në ora 19:00

Partitë zhvillojnë mbledhje të brendshme, por ende s’ka emër zyrtar nga Lëvizja Vetëvendosje; dështojnë bisedimet Kurti–Abdixhiku.

Prishtinë – Seanca e Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës është caktuar të mbahet sonte në ora 19:00, në një moment vendimtar për skenën politike të vendit.

banner

Gjatë ditës së sotme, grupet parlamentare të partive politike kanë zhvilluar mbledhje të ndara lidhur me çështjen e Presidentit, ndërsa orët e fundit para seancës po konsiderohen vendimtare për arritjen e ndonjë marrëveshjeje të mundshme.

Lëvizja Vetëvendosje, si partia më e madhe parlamentare, ende nuk ka propozuar zyrtarisht një emër për këtë post. Zyrtarët e kësaj partie gjatë gjithë ditës u janë shmangur pyetjeve të gazetarëve lidhur me kandidaturën.

Nga ana tjetër, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka deklaruar se subjekti që ai drejton nuk ka kandidat për President pa një marrëveshje paraprake politike.

Ndërkohë, bisedimet e kryeministrit Albin Kurti me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, të zhvilluara një ditë më parë, kanë përfunduar pa një marrëveshje konkrete.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.