
Dardan Sejdiu, analist në Rubikon, ka shkruar një status, në të cilin ka publikuar disa statistika në lidhje me situatën në Kosovë.
Sejdiu ka shkruar se 25 për qind e ekonomive familjare jan në ndihma druri.
Tutje, Sejdiu ka shkruar se 44.6 për qind familjeve e kanë borxhin ndaj bankave si lak në fyt.
“- 90,000 familje hyjnë në dimër tu pritë lëmoshë (subvencion) për faturën e rrymës. Mbi 25% e ekonomive familjare janë në ndihma dimri!
– 48% e qytetarëve nuk e përballojnë dot asnjë shpenzim të papritur prej 200 eurove, paramendojeni me pas urgjencë, gjysma e popullatës së Kosovës nuk ka mundësi me përballu!
– 21.6% e shtëpive rrinë me batanije, se s’kanë takat financiar me i nxe dhomat!
– 42.2% e njerëzve e kqyrin mishin si luks, dhe nuk kanë mundësi me e konsumu më shumë se 3 herë në javë!” – ka shkruar Sejdiu, ndër të tjera.



