
Pauline Hanson, senatore australiane e ekstremit të djathtë, ka bërë shkaktuar një revoltë në parlamentin australian.
Ajo është paraqitur në parlament e veshur me burkë, duke u përpjekur të nxiste përpara iniciativën e saj për ndalimin e burkës në hapësira publike.
Ajo e veshi burkën menjëherë pasi kërkesa e saj për të paraqitur një projektligj që synonte ndalimin e veshjeve që fshehin plotësisht fytyrën në vendet publike u refuzua.
Hyrja e Hanson në sallën e Senatit shkaktoi reagime të forta, duke bërë që seancan të ndërpritet përkohësisht.



