
Industria Serbe e Naftës (NIS) nuk ka marrë licencë nga Departamenti i Thesarit i SHBA-së për të vazhduar funksionimin e rafinerisë në Pançevo, një çështje tashmë delikate në marrëdhëniet amerikano-serbe.
Për këtë vendim ka njoftuar Aleksandar Vuçiqi, president i Serbisë, i cili u shpreh i zhgënjyer.
“Ne prisnim të merrnim një licencë nga qeveria amerikane për të vazhduar funksionimin e rafinerisë, por nuk e bëmë. Jam i zhgënjyer” – tha Vuçiqi.
“Shteti ka dhënë leje për të ndaluar funksionimin e rafinerisë në Pançevo dhe vendimi për datën e mbylljes varet nga NIS” – ka shtuar ai.
Kjo është një goditje e madhe për rafinerinë e Serbisë nga ana e ShBA-së, që do të ndikojë edhe në marrëdhëniet bilaterale, por edhe në ekonominë serbe.
Rafineria serbe, një nga më të mëdhatë në rajon, tashmë ka qenë në proces pezullimi të prodhimit për disa ditë.
I gjithë problem lidhet me pronësinë ruse të kësaj rafinerie, një vijë e kuqe për ShBA-në.



