Çfarë është dialogu strategjik që e pezulloi SHBA me Kosovën

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka bërë të ditur të premten se Uashingtoni ka vendosur të pezullojë për një kohë të pacaktuar dialogun strategjik me Kosovën.

Sipas ambasadës, ky dialog ishte menduar të shërbente për forcimin e lidhjeve ekonomike dhe diplomatike në të mirë të qytetarëve të të dy vendeve. Por, siç thuhet në njoftim, vendimi për pezullim është marrë për shkak të veprimeve të qeverisë në detyrë, të cilat kanë nxitur tensione dhe paqëndrueshmëri, duke vështirësuar bashkëpunimin mbi prioritetet e përbashkëta.

banner

“Ne mbetemi të përkushtuar për avancimin e interesave të përbashkëta që ndajnë Shtetet e Bashkuara dhe populli i Kosovës. Marrëdhënia jonë me Kosovën bazohet në qëllimin e përbashkët: forcimin e paqes dhe stabilitetit si bazë për prosperitetin e përbashkët ekonomik. Fatkeqësisht, veprimet dhe deklaratat e kryeministrit në detyrë Kurti kanë paraqitur sfida për progresin e arritur ndër vite,” thuhet në deklaratën e ambasadës, përcjell KOHA.net.

Dialogu strategjik është një proces që Departamenti i Shtetit e zhvillon me një sërë vendesh të botës me synim avancimin e marrëdhënieve bilaterale. Ai përfshin diskutime të nivelit të lartë mbi tema të ndryshme si mbrojtja, siguria, energjia, mjedisi dhe bashkëpunimi ekonomik, të cilat zakonisht mbahen në Uashington ose në vendin partner.

Në vitet e fundit, SHBA ka zhvilluar dialog strategjik me vende si Franca, Mbretëria e Bashkuar, Rumania, Austria, Polonia, Sllovenia, Moldavia, Greqia, Maqedonia e Veriut, Katari, Omami, Bahrejni dhe Egjipti.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.