Shea thotë se NATO mund të hapë dyert për Kosovën e Bosnjën, nëse i duhet të heqë dorë nga Ukraina për momentin

Ish-zyrtari i NATO-s thotë se zgjerimi drejt Ballkanit mund të shërbejë si mesazh i pavarësisë së Aleancës nga ndikimi rus.

Ish-zyrtari i NATO-s, Jamie Shea, ka deklaruar se Aleanca Veri-Atlantike mund të shqyrtojë hapjen e dyerve për Kosovën dhe Bosnje e Hercegovinën, në rast se do t’i duhet të heqë dorë përkohësisht nga anëtarësimi i Ukrainës.

banner

Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, Shea ka theksuar se një hap i tillë do të shërbente për të dëshmuar se NATO ka autonomi të plotë në marrjen e vendimeve dhe se Rusia nuk mund të ndikojë në sovranitetin e saj.

“NATO është krenuar gjithmonë me autonominë e vendimeve të saj. Nëse i duhet të heqë dorë për momentin nga anëtarësimi i Ukrainës, mund të dëshirojë ta kompensojë këtë duke u zgjeruar drejt dy vendeve kandidate, Bosnje e Hercegovinës dhe Kosovës, për të treguar se dyert e Aleancës janë të hapura”, ka thënë Shea.

Ai ka shtuar se një zgjerim i tillë do të kishte rëndësi strategjike dhe politike, duke forcuar stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Po ashtu, Shea e ka këshilluar Kosovën që të thellojë bashkëpunimin dhe raportet me Shqipërinë dhe Kroacinë, si vende anëtare të NATO-s, për të avancuar më tej rrugën e saj drejt integrimeve euroatlantike.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.