‘Shpifje të pastra’ – Osmani për artikullin e gazetarit gjerman, Michael Martens

Presidentja reagon ndaj shkrimit të gazetarit Michael Martens për një mandat të dytë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj raportimit të gazetës gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ) dhe shkrimit të gazetarit Michael Martens, duke i cilësuar pretendimet si të pavërteta dhe shpifje.

banner

Në emisionin “Politiko”, Osmani tha se nuk e ka përcjellë debatin në tërësi, por theksoi se përmbajtja e artikullit nuk përbën opinion, por akuza të pabaza.

“Nuk e kam përcjellë debatin. Ajo çka dua të them është se pretendimet e tij janë të pavërteta. Nuk janë opinion, kanë qenë shpifje të pastra,” u shpreh ajo.

Artikulli i FAZ pretendon se Osmani po përpiqet të sigurojë një mandat të dytë përmes, siç thuhet, “afërsisë demonstrative” me familjen e ish-presidentit amerikan Donald Trump. Në shkrim përmendet edhe përfshirja e Kosovës në nismën globale të quajtur “Bordi i Paqes”, duke pretenduar se ky hap është ndërmarrë pa konsultim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Ndërkaq, javë më parë Presidenca e Republikës së Kosovës reagoi ashpër ndaj këtij raportimi, duke hedhur poshtë pretendimet e publikuara dhe duke i cilësuar ato si të pasakta.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.