Shqipe Selimi pas kërkesës së Prokurorisë për 45 vjet burg: E shenjta UÇK

Bashkëshortja e Rexhep Selimit reagon pas nisjes së fazës përmbyllëse të gjykimit në Hagë dhe kërkesës për dënim të rëndë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Në Hagë ka nisur sot faza përmbyllëse e gjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa Prokuroria e Specializuar ka kërkuar që katër të akuzuarit të dënohen me nga 45 vjet burg secili.

banner

Pas kësaj kërkese ka reaguar bashkëshortja e Rexhep Selimit, Shqipe Selimi, e cila ka bërë thirrje për drejtësi për ish-luftëtarët e UÇK-së.

Përmes një reagimi publik, ajo ka theksuar se lufta për liri ishte e drejtë dhe se historia e Kosovës nuk mund të ndryshohet.

“E shenjta UÇK!

E shenjtë është liria për të cilën luftuam e u derdh gjak.

Historia jonë nuk rishkruhet.

Drejtësi për çlirimtarët!”, ka shkruar Selimi.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.