
Nën përkujdesjen e Albulena Haxhiu hapet Libri i Zisë në nderim të akademikut
Kosova ka shpallur ditë zie në nder të akademikut të njohur shqiptar, Rexhep Qosja, i cili u nda nga jeta, duke lënë pas një trashëgimi të pasur kulturore dhe shkencore.
Nën përkujdesjen e ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, në hollin e Kuvendi i Kosovës do të organizohet një homazh përkujtimor, ndërsa do të hapet edhe Libri i Zisë në nderim të jetës dhe veprës së akademikut.
Sipas njoftimit nga Presidenca, Haxhiu do të marrë pjesë në homazhin përkujtimor dhe do të shkruajë në Librin e Zisë.
“Në orën 08:45, U.D. Presidentja Haxhiu merr pjesë në homazh përkujtimor dhe shkruhet në Librin e Zisë”, thuhet në njoftimin zyrtar.



