Geci lavdëron Abdixhikun: Jam i befasuar nga qëndrimi i tij burrëror

Fatos Geci, ish-deputet i GUXO, ka folur rreth intervistës së Lumir Abdixhikut, kryetar i LDK.

Geci ka vlerësuar se është befasuar nga qëndrimi i Abdixhikut.

banner

Postimi i plotë:

LDK ka qenë gjysmë e vdekur që nga vdekja e Rugovës në vitin 2006, por 10 vite më vonë, në vitin 2016, në momentin që kjo parti e bëri Hashimin president, vdiq e tëra.

Nga viti 2016, e braktisëm të gjithë këtë parti, madje edhe baba im doli kundër saj, si njeriu më i besuar i ish-presidentit Rugova.

Sot, kjo parti është në zhdukje e sipër. Por ajo që e vërtetova është se Lumir Abdixhiku nuk është siç kam menduar. Për fat të mirë, jam i befasuar nga qëndrimi dhe këmbëngulja e tij burrërore.

Vonë për reforma, vonë për gjithçka. Lideri duhet të jetë i prerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.