Spiropali kërkon nga BE-ja heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës: Janë të padrejta

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë thotë se masat nuk kanë më kuptim, por kërkon që institucionet e Kosovës të tregojnë më shumë përgjegjësi ndaj partnerëve evropianë.

Ministrja e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës, duke i cilësuar ato si të padrejta dhe të mbetura nga një krizë e kaluar.

banner

Në një intervistë për “ABC News Albania”, Spiropali tha se masat nuk kanë më asnjë kuptim dhe se Shqipëria e ka përcjellë qartë këtë qëndrim në të gjitha forumet evropiane dhe me vendet anëtare të BE-së.

Bashkimi Evropian duhet t’i heqë sanksionet për Kosovën. Në këtë pikë nuk kanë asnjë kuptim. Janë të bartura nga një krizë e mëparshme dhe ne e kemi bërë të qartë këtë në qëndrimin tonë me të gjithë vendet anëtare, por edhe në forumet e BE-së. Nuk kanë më asnjë kuptim”, u shpreh ajo.

Megjithatë, ministrja shtoi se edhe institucionet e Kosovës duhet të tregojnë më shumë përgjegjësi në raport me partnerët ndërkombëtarë.

Sigurisht që edhe institucionet në Kosovë duhet të jenë më përgjegjëse në raport me këta partner, të cilët nuk janë luks, por janë vendimtarë, janë domosdoshmëri për progresin dhe integrimin e Kosovës, përveçse ekzistencën”, theksoi Spiropali.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.