Surroi ironizon: Politika në Kosovë – deshtëm me e bâ, po ata s’na lanë

Publicistja kritikon me humor mënyrën se si partitë arsyetohen për dështimet e tyre në politikë.

Publicistja Flaka Surroi ka reaguar me ironi lidhur me funksionimin e partive politike në vend, duke shprehur përmes një postimi të shkurtër e sarkastik mënyrën se si, sipas saj, politika në Kosovë justifikohet për mungesën e rezultateve.

Në një shkrim të publikuar në Facebook, Surroi ka ironizuar me frazën:

“Politika në Kosovë: deshtëm me e bâ, po ata s’na lanë”, duke nënkuptuar se kjo është justifikimi i përhershëm i partive në çdo rrethanë.

Back to top button