Syla: Kurti po synon ta eliminojë politikisht Vjosa Osmanin dhe ta çojë vendin në zgjedhje

Analisti thotë se kryeministri do t’u thotë “s’muj” kandidatëve potencialë për president dhe se procesi mund të përfundojë me zgjedhje të reja.

Analisti Valon Syla ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti po synon ta eliminojë politikisht Vjosa Osmanin dhe ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të reja.

banner

Duke folur në emisionin “Pressing” në T7 për çështjen e presidentit, Syla tha se Kurti në fund do t’u thotë “s’muj” emrave potencialë për kandidatë, pasi t’i ketë zvarritur politikisht.

“Edhe me Jasharajt që nuk do të jenë, se ky e ka pa me Fatmir Limaj që e merr e ngreh, ja zgjatë veshët, e zgjatë si sakëz, e sillë dhe në fund i thotë s’muj… Kështu ja bën AAK-së, Familjes Jashari dhe krejt emrave të tjerë”, tha Syla.

Sipas tij, në këtë proces Kurti po tenton ta dobësojë Osmanin politikisht. “Edhe me Trumpin në telefon, Vjosa që tha që ki problem me Vuçiqin, që tha Vjosa ‘I’ll call you’, Vjosa s’ka mu bo presidente…”, u shpreh Syla.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.