Tahiri beson se VV-ja pa Kurtin bie në pesë për qind: PDK-ja do të rritet në zgjedhjet e ardhshme

 Arian Tahiri, deputet i zgjedhur i PDK-së, ka dhënë një intervistë në Blic, ku ka folur për shumë tema.

Sikurse raportohet, Tahiri ka theksuar se pa Albin Kurtin, kryeministër në detyrë i Kosovës, VV-ja bie në pesë për qind.

banner

Tutje, Tahiri ka vlerësuar se në zgjedhjet e ardhshme do të rritet.

“Nuk jemi frikësuar në të kaluarën dhe nuk frikësohemi as tani. Përkundrazi, jam i bindur se kurdo që mbahen zgjedhjet e reja, ne do të dalim edhe më mirë. Unë besoj shumë tek Partia Demokratike e Kosovës. Ne, si subjekt politik jemi sfiduar shumë, prej vitit 2020 nuk i kemi dy liderët tanë, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, megjithatë, kemi arritur të jemi forca kryesore lidere opozitare”, ka deklaruar Tahiri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.