
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së thotë se Albin Kurti e ka vendosur Kosovën në izolim dhe e ka mbajtur dy vite nën sanksione.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka deklaruar se në gjithë kontinentin evropian vetëm tri shtete ndodhen nën sanksione nga BE dhe SHBA, dhe se Kosova është njëra prej tyre.
“Të nderuar qytetarë, në të gjithë kontinentin evropian sot vetëm tri shtete janë nën sanksione nga BE dhe SHBA: 🇽🇰 Kosova e qeverisur nga Kurti, 🇷🇺 Rusia e qeverisur nga Putini, 🇧🇾 Bjellorusia e qeverisur nga Lukashenko. Megjithatë, kryeministri i izoluar Kurti sot ka filluar të shqetësohet për veprimet e Rusisë, ndërsa Kosovën e ka vendosur vetë në anën e saj”, tha Tahiri.
Ai shtoi se Albin Kurti, që prej dy vitesh, e ka mbajtur Kosovën nën sanksione.
“Sot flet për shkeljet e hapësirës ajrore të Estonisë nga Rusia. *600 milionë euro të BE-së kanë mbetur të pashfrytëzuara për shkak të sanksioneve. *SHBA ka pezulluar Dialogun Strategjik me Kosovën, për shkak të dëmeve që i ka shkaktuar Qeveria Kurti”, theksoi ai.



