Time Kadrijaj i reagon Arbëresha Kryeziut: Si guxoni ta krahasoni Ardian Gjinin me Serbinë?

Deputetja e AAK-së thotë se VV po fyen luftën e UÇK-së dhe po përdor “gjuhë përçarëse”.

Time Kadrijaj i është kundërpërgjigjur deputetes së Lëvizja Vetëvendosje, Arbëresha Kryeziu, pas deklarimeve të saj për kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjini.

banner

Kadrijaj e ka cilësuar të papranueshme krahasimin e Gjinit me Serbinë, duke thënë se kjo është “fyerja më e madhe që mund t’i bëhet lirisë”.

“Me guxu me bë paralele mes Ardian Gjinit dhe Serbisë, është fyerja më e madhe që mund t’i bëhet lirisë tonë”, ka shkruar ajo.

Deputetja e Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka rikujtuar rolin e Gjinit gjatë luftës, duke theksuar se ai ka qenë pjesë e rezistencës së armatosur kundër Serbisë.

“Kur Ardian Gjini dhe djemtë e vajzat ma të mira të këtij vendi ia kthyen pushkën Serbisë, shumë prej jush as nuk e kanë ditë ku është vija e frontit”, ka deklaruar Kadrijaj.

Ajo ka akuzuar VV-në për përçarje dhe propagandë politike, duke shtuar se “nuk fshihet dështimi i qeverisë duke hedhur baltë mbi luftëtarët e lirisë”.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.