
Fotot e Thacit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit u shfaqën në billboarde elektronike me mbishkrimin “Liri për Çlirimtarët”.
Kryeqyteti shqiptar është zgjuar këtë të shtunë i mbushur me posterat e ish-kupolës drejtuese të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në rrugët e Tiranës, në billboarde elektronike janë shfaqur fotot e katër figurave të njohura të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Poshtë imazheve të tyre lexohet vetëm një fjali: “Liri për Çlirimtarët”.
Të katër ish-udhëheqësit ndodhen aktualisht në proces gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Ende nuk dihet kush fshihet pas vendosjes së posterave në Tiranë. Megjithatë, sipas gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu, i cili ka ndjekur procesin në Hagë, kjo mund të lidhet me nisjen e përgatitjeve për një protestë në mbështetje të tyre, ngjashëm me ato që janë zhvilluar më parë në Prishtinë dhe në Hagë.



