
Ngjarja ndodhi rreth orës 19:00 pranë tregut të gjelbërt, ndërsa autoritetet nuk përjashtojnë asnjë pistë, përfshirë edhe atë të vrasjes.
Trupi i një 25-vjeçareje nga Kosova, e supozuar të jetë studente në Tetovë, është gjetur pa shenja jete rreth orës 19:00, njofton Alsat.
Kalimtarë të rastit kanë bërë zbulimin pranë tregut të gjelbërt në qytet. Policia ka nisur hetimet, ndërsa dyshimet e para lidhen me një vrasje, megjithatë nuk përjashtohen edhe variantet e tjera. Autoritetet po vazhdojnë të mbledhin dëshmi dhe të sqarojnë rrethanat e ngjarjes.



