Tragjike: Vdes një punëtor i ndërtimit, u rrëzua nga objekti që po punonte

Një person ka vdekur në vendin e punës të shtunën në Llapnasellë të Graqanicës.

Sipas njoftimit nga Policia, derisa ishte duke punuar në një objekt ndërtimi, viktima është rrëzuar aksidentalisht dhe si pasojë e lëndimeve, ka vdekur. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi.

banner

Policia rastin e ka cilësuar si “dëmtim i pasjeve mbrojtëse, rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.